Kush është burri miliarder i Eliza Dushkut, 16 vite më i madh në moshë?

By

Kur u bë publik lajmi që aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në lidhje me miliarderin Peter Palandjan, shumëkush priti dasëm të madhe e ultra luksoze.

Por, pa shumë zhurmë dhe në një ceremoni modeste, çifti kurorëzuan dashurinë pas gati dy vitesh lidhje.

Eliza nuk e ka shfaqur shpesh personin që i mori zemrën por kanë qenë tabloidet në Amerikë ato që i kanë hedhur më shumë dritë identitetit të tij.

Palandjan është një biznesmen multi-miliarder i cili merret me patundshmëri. Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh, trefishi i buxhetit vjetor të Kosovës.

Ai është 16 vite më i madh në moshë se Eliza dhe ka origjinë nga Armenia, vend nga i cili familja e tij u zhvendos për një jetë më të mirë në SHBA, dekada më parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm