Ledri dhe Elvana, bashkë në Itali? (FOTO)

By

Ka pothuajse tre vite prej kur përflitet një bashkëpunim mes Ledri Vulës dhe Elvana Gjatës.

Gjatë kësaj periudhe shumë gjëra kanë ndodhur por s’ishte kismet deri këtë verë që plani i duetit të realizohej.

E duket se më në fund, këngës së përbashkët i është finalizuar edhe videoklipi.

Postimet e fundit në të kuqe të Elvanës janë sipas gjasave nga prapaskenat e videoklipit me Ledri Vulën, i cili është i xhiruar në Itali, siç kuptohet nga postimet nga i njejti lokacion.

Tip kesulkuqe

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Kënga e cila është finalizuar tash e një kohë në studiot muzikore nuk ka ende një datë publikimi por pritja do marrë fund shpejt, sigurisht duke zgjatur më së shumëti disa javë e jo edhe tre vite të tjera.

Ja per pak?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Artikuj të ngjashëm