Jonida Maliqi performon sonte në Eurovision me këngën e titullua “Ktheju tokës”.
Në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’.
Gjithsej janë 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit.
Pak para nisjes së spektaklit gjigant, Ledina Çelo pati për të thënë diçka për Jonida Maliqin.
Ajo kërkoi mbështetje për të përmes llogarisë së saj në Instagram ku postoi një foto të Jonidës.
“Te mbeshtesim sonte Jonida Maliqin dhe Shqiperine ne Eurovision !Votoni nr 14”, ka shkruar Ledina./Prive.al