Fansat e pakënaqur të Game of Thrones nisin një peticion (VIDEO)

By

Mbi 200.000 fansa të serialit Game of Thrones e kanë nënshkruar peticionin për ribërjen e sezonit final.

Peticioni i Change.org, i quajtur ”Ribërja e Game of Thrones Sezoni 8 me skenaristët kompetentë”, është një thirrje për krijuesit e serialit që të ikin mënjanë.

“David Benioff dhe D.B Weiss kanë  dëshmuar se janë shkrimtarë të paaftë kur nuk kanë material burimor (librat). Kjo seri meriton një sezon finale që ka kuptim. Shkatërroi pritjet e mia dhe bëj që kjo të ndodhë, HBO!”, thuhet në peticion.

Disa pika komploti kanë shkaktuar zemërim në disa fansa, sidomos pas episodit të pestë “The Bells”, në të cilin Daenerys dhe dragoi i saj Drogon e dogjën King’s Landing, duke vrarë shumë personazhe kryesore dhe plot civilë të pafajshëm.

Episodi final i Game of Thrones transmetohet të dielën, më 19 maj.

Artikuj të ngjashëm