Lajmërohet sërish Flori, kësaj radhe me Shkurte Gashin dhe Brunon

By

Flori Mumajesi sërish është lajmëruar pas një kohe të gjatë në heshtje.

Pasi artisti u rikthye në rrjete sociale me një video falënderuese pas disa muajsh pa postuar dhe pa u ndjerë ‘i gjallë’, ai u paraqit në një fotografi me Shkurte Gashin dhe Brunon.

Në foto janë të tre, duke paralajmëruar një këngë.

Shkurte Gashi dhe Bruno janë bërë bashkë për një duet të cilin padyshim e ka realizuar Flori.

Bashkëpunimi i realizuar kohë më parë, pritet të dalë së shpejti, të paktën kështu thotë përshkrimi i këngëtares poshtë imazhit me shumë pëlqime dhe komente./Prive.al

Artikuj të ngjashëm