Lady Gaga po kërcënohet me një padi ligjore!
Tekstshkruesi Steve Ronsen ka deklaruar se Gaga i ka vjedhur pak nga kënga e tij me titull ‘Almost’ për filmin “A star is born” me të cilin këngëtarja fitoi çmimin Oscar për këngën “Shallow” – një super hit që e këndoi me Bradely Cooper.
Revista amerikane Page Six, raporton se Gaga pritet të paditet ndërsa nga kjo padi, Ronsen po tenton të përfitojë miliona e miliona dollarë.
Ndërkaq një përfaqësues ligjor i Gagas, ka deklaruar se Ronsen dhe avokati i tij po përpiqen të fitojnë para kollaj ndërsa kanë thënë se një veprim i tij nga ta, është i gabuar dhe i turpshëm.
Ndërsa në ditët në vazhdim pritet të shihet se cfarë do të ndodh me të dyja palët, të cilat kanë hedhur akuza në adresë të njëra tjetrës!