Lady Gaga befason me deklaratën publike: “Nuk i kam rruar as këmbët për MET GALA”

By

Këtë vit ajo pritet që të jetë nikoqire e mbrëmjes më të famshme në Shtetet e Bashkuara, që mbledh yjet në një vend.

“Met Gala”, pritet të mbahet në mbrëmjen e së Hënës, me 6-të maj, ndërsa nëse nuk e dini, kjo është njëra ndër ngjarjet më të mëdha të modës në vit, derisa përvitshëm, përcaktohet një temë veshjeje dhe yjet na mahnisin me paraqitje:

MË POSHTË PAK NGA PAMJET E VITIT TË KALUAR:

Por para se të nis ngjarja, është Lady Gaga ajo që mori vëmendjen me një postim.

32 vjeçarja, fituese e Grammy’t e Oscar’it, ka publikuar një fotografi në Instagram, me një mesazh të çuditshëm për ngjarjen që do mbahet.

“Met Gala, ja ku po vijmë. Jam e lumtur që do jem bashkë-nikoqire këtë vit. Nuk i kam rruar këmbët që katër ditë, dhe kjo i përshtatet pamjes time”, ka shkruar Gaga.

Të hënën, Gaga do të jetë nikoqire e mbrëmjes MET GALA 2019, bashkë me themeluesen e Vouge Anna Winour, Harry Styles e Serena Williams.

Artikuj të ngjashëm