Pak orë para dasmës, Afërdita bën përgatitjet e fundit

By

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, tashmë është në prag të kurorëzimit të dashurisë së saj, me partnerin nga Çekia.

Ajo momentalisht ndodhet në Amerikë dhe herë pas here poston në rrjete sociale përgatitjet për dasmën.

Pak kohë më parë, Afërdita ndau me ndjekësit e saj në “Instagram” disa nga momentet më të mira të festës së beqarisë, pranë shoqeve të saj modele.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka treguar edhe detajet e fundit të dasmës që do të jetë pas dy ditësh.

Modelja duket se po kujdeset me disa gjëra të vogla rreth dukjes së saj, ku ka treguar edhe kurimin e thonjve, të cilët ka preferuar ti bëjë të bardhë ashtu si fustani i dasmës.

Artikuj të ngjashëm