Labi uron Kosovën pas zgjedhjes së Thaçit president!

By

Këngëtari Labinot Tahiri nuk ka vonuar për të uruar popullin e Kosovës pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president me 71 vota.

Ai në postimin e tij ka komplimentuar gjestin e tashmë presidentit në ardhje që lulet e pranuara ia dhuroi vajzës së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Ky është postimi i plotë i tij:

Urime Kosovë!

Urime Presidentin e ri qytetarë të Kosovës i cili u zgjodh sonte,
Zotri HASHIM THAQI!

Gjesti më i mirë që kam parë me sytë e mi në Kuvendin e Kosovës ishte Buqeta me lule dhuruar nga, Z Hashim Thaqi tek e bija e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova!

Dhashtë Zoti, të lidhin sinqerisht duart Shqiptarët e të vazhdoj Kosova drejtë perpjekeve të mira, në të mirën e të gjithë qytetarëve të saj.

Artikuj të ngjashëm