Megjithatë, një reper e refuzon Feron!

By

Pak ditë më parë, reperi Fero erdhi me idenë e bashkimit, përtej rivaliteteve të një pjese të mirë të reperëve gjilanas.

Kjo, për një bashkëpunim i cili do i mbetet qytetit si kujtim i bukur mes të gjithë emrave më të njohur të hip-hopit ndër vite.

“Pa marrë parasysh a kemi pas ndonjë llaf me ndërru, po du krejt Gjilani me u bo bashkë një herë e përgjithmonë” – shprehej reperi.

Pasi i etiketoi nëntë reperë, Fero u shpreh se ka marrë aprovimin e të gjithëve për projektin, shpenzimet e të cilit zgjodhi t’i mbulojë vet.

Megjithatë, duket se synimi nuk iu përmbush në tërësi.

Përmes rrjeteve sociale, i pyetur nga fansat, reperi i ri Blleki ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e këtij projekti.

“Jo, nuk bohet ai sen [bashkëpunimi]” – u shpreh reperi në një prej lidhjeve live.

Pavarësisht habisë së kapërcimit të inateve e rivaliteve,në fund sërish këto u shpërfaqën, të paktën në raportin mes Feros dhe Bllekit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm