Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, deputeti/këngëtari Labinot Tahiri, organizon ‘Darkën e Gurbetqarit’ me lejën e Komunës së Ferizajt.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, duke treguar se më datë 9 të këtij muaji, mbahet kjo darkë.
Poashtu, Labi bëri të ditur se do të shpërndajë albumin e tij të ri falas, atë ditë.
‘DARKA E GURBETQARIT 09 gusht, në Ferizaj! Jeni të mirëseardhur nga të gjitha trevat! Do jetë një mbrëmje e pa harruarrë.
Tani e kemi dhe lejën, nga kryetari Komunës, në vendin me të mirë të qytetit, për ta mbajtur Darkën e Gurbetqarit.
Me ju lëshua pa darkë, e pa muzikë, e pa respekt, nuk na ban vakia✊?
Edhe secilit nga ju, do u’a dhurojë nga një CD, të albumit të fundit…! Të paktën kah të merrni rrugen në mërgim, i’a thoni këngëve që mos me u merzit’, ka shkruar artisti nën një kolazhi më fotografi të darkës gjatë viteve./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BmImwePhFfG/?taken-by=labinottahiriofficial