Pa u mbushur një vit nga sherri me Top Channel, gazetarja Jonida Shehu rikthehet në shtëpinë e vjetër, sërish.
Siç përflitej prej verës, për prezantuesen Shehu është konceptuar një program një herë në javë i cili do të transmetohet në orën 22:00.
E tashmë është mësuar edhe një detaj – emri i emisionit i cili do të quhet “Soiree”. ‘Soiree’ është një fjalë që vjen nga frëngjishtja dhe nënkupton një mbrëmje festive.
Në promo, në qendër të spotit është Jonida, e veshur elegante dhe e shoqëruar dhe nga pianisti i orkestrës së Top-it.
Nuk dihet ende një datë kur do të nisë por ky program por besohet që fundi i Shtatorit, fillimi i Tetorit janë periudhat e mundhsme kur do nisë transmetimi. /Prive.al