Këto janë bebet e estradës që u lindën në Maj!

By

E nisi mbarë Mehdin Përgjeqaj duke u bërë baba për të katërtën herë. Ai u gëzua me ardhjen në jetë të djalit të tretë dhe tash ka një vajzë e tre djem nga martesa e tij.

Në po të njëjtën ditë disa orë më vonë, edhe këngëtarja Altuna Sejdiu -Tuna solli në jetë fëmijën e saj të parë, vogëlushin që e pagëzoi me emrin Tian. Ajo dhe partneri i saj, instrumentisti Patris Berisha po i shijojnë ditët e para të të qenit prindër.

Muaji maj solli bekim edhe në familjen e famshme Muqiqi, ngase Albatriti dhe Egzona u bënë prindër. Atyre iu lindi një vajzë së cilës ia lanë emrin Amelia.

Edhe njëri ndër reperët më të famshëm në vend u bë baba për herë të parë. Në mesin e shumë spekulimeve për atësinë e foshnjës, Majk është përfundimisht babai më i ri në estradë.

Ish e dashura e tij Majlinda Zeka lindi Roanin e vogël, ndërsa Majk e konfirmoi se është babai përmes fotografive që publikoi në rrjetet sociale.

Urime e i paqin me jetë këta vogëlushë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm