Njihet si njëri ndër më të devotshmit në ekipin e tij.
Dhe një ditë para festës së Kurban Bajramit, ai e ka pastruar trupin e shpirtin e tij, duke agjëruar deri në perëndimin e diellit.
Në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, ai ka zgjedhur që të jetë më pranë Zotit të tij, duke sakrifikuar ushqimin dhe pijen.
Mërgim Mavraj, njihet për qëndrimet e tij religjioze dhe mbahet mend të ketë refuzuar ta veshë fanellën e Kombëtares Shqiptare, që mbante logon e sponsorit Birra Peja.
Përmes profilit të tij në Instagram, ai ka treguar se ka agjëruar, e pas iftarit e ka shijuar një kafe diku në Tiranë. /Prive.al