Ju kujtohet Mirsa Kërqeli? Ja si duket ajo sot (FOTO)

By

Në fillim të këtij mileniumi, ajo debutoi me disa këngë, duke u bërë shumë e pëlqyer në skenën muzikore shqiptare.

Mirëpo, jetën në muzikë nuk e pati shumë të gjatë.

Për një arsye ose tjetër, ka vendosur që të largohet nga kjo karrierë, duke krijuar familje dhe duke jetuar jashtë Kosovës.

Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli të cilën pothuajse të gjithë e mbajmë mend për këngët e saja argëtuese vjet më parë, tani është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Një djalë dhe një vajzë, të cilën e solli në jetë muaj më parë. Ajo jeton jashtë shtetit, ndërsa është fokusuar në familjen e saj.

Në imazhin e fundit që ka publikuar në Instastory, Mirsa duket një nënë e lumtur pranë dy fëmijëve të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm