“James Bond” pritet të sjellë një këngë hit

By

Filmi i 25-të i James Bond do të dalë në treg në prill të viti që po vjen.

Kjo nënkupton se diku në planet, një nga yjet më të mëdhenj të pop-it është vendosur në një studio regjistrimi, duke u përpjekur të gjejë këngën e përsosur për “No Time To Die”.

Ed Sheeran është i preferuari i kompanisë për ta incizuar këngën dhe për fat ai tashmë ka diçka gati.

“Unë kam një shkrim që e kam punuar rreth tre vjet më parë” kishte thënë ai në 2017.

Emra të tjerë të përmendur përfshijnë Dua Lipa, Liam Gallagher dhe Lady Gaga, kjo e fundit e freskët nga suksesi si fituese e Çmimin Oscar me “A Star Is Born”.

“Skyfall” e kënduar nga Adele për James Bond: Skyfall fitoi Oscar për këngën më  të mirë origjinale në vitin 2013.

Artikuj të ngjashëm