E diela relaksuese e Norës: Pranë vaskës në shtëpi (FOTO)

By

Këngëtarja Nora Istrefi, po që di ta shijojë një të diele në shtëpinë e saj.

Edhepse i ka të gjitha mundësitë që për vikende të udhëtojë në vende të botës, ajo ka zgjedhur që kësaj here të qëndrojë në shtëpinë e saj.

E për shtëpinë që ka Nora, kush s’do donte të rrinte ditë e natë aty? Ajo posedon një shtëpi luksoze në lagjen Marigona në Prishtinë, e ka të rregulluar me shumë shije e po ashtu posedon edhe një pishinë në oborr.

Por meqë koha tani ka filluar të ftohet, ditëve të kaluara pranë pishinës u ka ardhur fundi dhe zgjidhja e vetme mbetet mbushja e vaskës me ujë të ngrohtë e shumë shkumë shampoje, për tu relaksuar deri në maksimum.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, në të cilën ka paraqitur vaskën e saj dhe një qosh të shtëpisë luksoze. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm