Kim Kardashian duket se të gjithë energjinë që ka do ta transferojë në një sferë tjetër të jetës.
Derisa në rrjet janë duke qarkulluar lajme të shumta për divorcin e saj me Kanye West, ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër.
Kjo do të thotë që nëna e katër fëmijëve do të fokusohet më shumë në karrierën si avokate, për të cilën edhe po kryen studime.
Thuhet se Kim po zgjohet në orët e hershme të mëngjesit, për të shfletuar të dhënat që i duhen për profesion.
Bukuroshja brune përndryshe po dëshiron që pas studimeve, të mos jetë një yll televiziv.
Ndërkohë, ajo është duke qëndruar në rezidencën që e ndante me reprin dhe katër fëmijët e tyre.
Burimi: Mirror.co.uk