Ky është ‘dissi’ i Adea Pulës për ish të dashurin

By

Ajo nuk është aktive në muzikë tash e një kohë duke mos preferuar debutimin tashmë si e rritur por në asnjë moment, ky fakt nuk ka nënkuptuar mungesë të vëmendjes për këngëtaren e dikurshme, Adea Pulën.

Bukuroshja falë edhe paraqitjeve të saj të shpeshta në rrjete sociale, shpesh di të krijojë lajm.

I tillë është edhe postimi i fundit ku në një imazh me fokus në të pasmet seksi, Adea shkruan: ‘Ti po vazhdon të më kërkosh mua në çdo fëmër’.

Në fakt nuk dihet shumë mbi personalen e Adeas e cila nuk ka preferuar të zbulojë personin e zemrës në rrjete sociale.

Në verën e vitit të kaluar, disa postime në varg kishin krijuar dyshime mbi një lidhje të mundshme të saj dhe djalit të Ardit Gjebreas, Jonit (foto më poshtë) mirëpo një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar kurrë nga protagonistët dhe si rrjedhojë, pati mbetur në suazën e një thashethemi. /Prive.al/

adeap

Artikuj të ngjashëm