Reperi i njohur, Capital T, përkundër se shumë aktiv me koncerte të shumta anembanë vendeve ku ka shqiptar ka kohë që nuk ka performuar në njërën prej kryeqendrave shqiptare.
Bëhet fjalë për qytetin e Tiranës në të cilin artisti koncertin e fundit e ka mbajtur afro një vit më parë.
E duket se kjo pauzë e gjatë pa performuar atje është shndërruar në një mungesë për reperin i cili theksoi se shumë shpejt pritet të rikthehet me diçka të tillë në Tiranë.
Natyrisht se gjatë kësaj periudhe përpos për të mungesa është ndierë edhe tek publiku kryeqytetas të cilit janë adhurues të shumtë të Kapos. /Prive.al/