Kë po e ndjek Xhevdet Jashari hap pas hapi?!

By

Aktori i njohur, Xhevdet Jashari, përpos se mjaft aktiv me role të shumta, i tillë po del të jetë edhe në jetën e përditshme duke ndjekur pasionet e tij.

Siç dihet nga shumica, Xhevdeti, është një adhurues mjaft i madh i futbollit e sidomos i dy klubeve, Juventusit dhe Shkëndisë.

Këtë të fundit pothuajse nuk lë ndeshje pa e përcjellur direkt nga stadiumi duke u shndërruar në njërin prej tifozëve më besnikë të saj.

Njejt ka ndodhur edhe ditën e sotme teksa një fotografi nga stadiumi e ka publikuar vetë ai në profilin e tij në Instagram.

Kjo afërsi mjaft e madhe e krijuar prej tij me këtë klub ka edhe nëj arsye mjaft të fortë e cila është, Blerim Destani.

Babai i aktorit Destani, Lazimi, është njëherit edhe pronari i këtij klubi i cili vazhdimisht po rritet e po na bën krenar të gjithë shqiptarëve. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm