Cilin lojtar nga kombëtarja e veçon Andi Lila ?!

By

Në euforinë e triumfit të djeshëm ndaj Rumanisë, rrjetet sociale vazhdojnë të jenë të mbushura përplot me postime nga momentet e shkrepura prej mbrëmjes së kaluar.

‘Vrullit’ nuk kanë mbetur pa iu përfshirë edhe vetë lojtarët e kombëtares që tashmë kur janë ç’lodhur po gjejnë kohë edhe për postime.

Ka qenë Andi Lila ai i cili ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi bashkë me Elseid Hysajn duke dëshmuar kështu miqësinë e fortë me djaloshin tetë vite më të ri.

‘Vëlla, lojtari më i mirë, personi më i mirë’ – kanë qenë disa prej epiteteve të Andit drejtuar Elsit. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm