Kush po e menaxhon pas Jay Z, Rita Orën?!

By

Ky vit ka qenë një ndër më të mirët për këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora. Pas zhurmës, akuzave dhe kundër akuzave me Roc Nation, kompaninë që e drejton Jay Z, këngëtarja është kthyer më e fuqishme se kurrë.

Ka publikuar këngë solo me të cilat ka kryesuar toplistat për javë të tëra e po ashtu bashkëpunime të rëndësishme.

“Nuk isha prioritet” ka thënë Ora për Roc Nation muaj më parë, por mesa duket për Atlantic Records që tashmë menaxhojnë Ritën, duket se shqiptarja është superylli i labelit.

Shumë shpejt pritet edhe publikimi i albumit të dytë, teksa zbulohet se një ndër këngët e këtij projekti mban emrin “Soul Survivor”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm