Kemi qenë të izoluar me dekada e shekuj por viteve të fundit kombi ynë po arrin dalë nga dalë të debutojë në skenën kulturore dhe sportivë ane mban globit.
Ngjyrat ‘Kuq e zi’ janë më të dashura për ne sa herë që i shohim në arenat ndërkombëtare.
E para që na i bëri zemrat mal ishte këngëtarja nga Kosova e cila pothuajse në çdo intervistë përmend me krenari Kosovën dhe pohon që është shqiptare.
E jo vetëm në intervisita, Ora edhe realizoi klip në Kosovë por nuk përjashtoi as shtetin shqiptar, ku në Tiranë mbajti koncert madhështor.
Orës nga refugjate nga The Voice e Fifty Shades of Grey.
Përpos Ritës, një tjetër artist shqiptar nga Kosova po bën namin.
Atë MTV e cilësoi hiq më pak se ‘Zoti i ri i Repit. Action Bronson i cili sapo ka publikuar albumin e ri ‘Mr. Ëonderful’ po arrin të jetë shumë i preferuar përtej oqeanit.
Kënga debutuese e albumit ‘Baby Blue’ është radhitur në vendin e katër për zhanrin ‘hip hop’ në Shazam Charts, duke lënë pas emra si Snoop Dogg e Kendrick Lemar.
Rona e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2012 u radhit hiq më pak se në vendin e pestë duke i dhënë kombit shqiptar rezultatin më të mirë të paraqitjes.
‘Suus’ ishte çelës i duhur për këngëtaren që përpos radhitjes në të Top 5 ajo ka hyrë edhe në librin e rekordeve të këtij festivali për shtrirjen më të madhe vokale.
Një tjetër shqiptar i lindur në Prishtinë por i famshëm në Amerikë është Tony Dovolani.
Dritoni është një nga valltarët e kastit të serialit televiziv ‘Dancing With The Stars’ që nga sezoni i dytë.
Në vitin 2009, Marigona Dragusha përfaqësoi Kosovën në Miss Universe duke fituar vendin e tretë si Miss Përcjellësja e dytë e Misit.
I angazhuar në këtë spektakël është edhe fotografi Fadil Berisha.
Para kamerës së tij kanë pozuar emra të njohur si nga familja Kardashians e në të njëjtën kohë ka realizuar imazhet e ballinave për revista të njohura.
Edhe në futboll kemi shumë yje që përfaqësojnë shtete të ndryshme.
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, të cilët janë pjesë e reprezentacionit zviceran gëzojnë një famë të madhe në këtë shtet.
Përpos si futbollista të dy shqiptarët janë bërë pjesë edhe e kampanjave të marketingut.
Xherdani është në ballinën e lojës Fifa 2015 përkrah Messit si dhe ka shërbyer si imazh i kompanive të mëdha botërore.
Por këta nuk janë të vetmit që na bënë krenarë, video shpalos më shumë emra./Prive.al