Kush ishte i dashuri i parë i Diona Fonës? (VIDEO)

By

E ftuar të hënën mbrëma në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, ajo ka qenë e hapur edhe për jetën e saj personale.

Këngëtarja kosovare Diona Fona, ishte mysafirja e Alaudin Hamitit këtë të hëne në NIN, ku u pyet edhe për dashurinë.

Meqë kohë më parë në një intervistë për Prive pati thënë që s’e ka harruar dashurinë e parë, ajo kësaj here u pyet nëse ajo romancë tashmë i përket të kaluarës?

“Po u harru u harru. Gjërat lëvizin përpara. Tani jam e fokusuar në veten time”, ka thënë Diona.

Ndërsa gjatë lojës “Haje ose Thuaje”, këngëtarja u pyet për emrin e të dashurit të saj të parë, megjithatë ajo nuk e tha!

Por tregoi se kishte pasur të dashur qysh në klasën e parë, mirëpo Hamiti nuk ia njohu këtë përgjigje meqë asaj i duhej ta thoshte kë kishte puthur për herë të parë…

Artikuj të ngjashëm