Kështu njihen të rinjtë sot? Learta Jakupi tregon si u njoh me bashkëshortin

By

Sikur shumica e të rinjve, ata dashurinë e kanë gjetur përmes Instagramit!

Të rinjtë sot njoftohen me njëri tjetrin e nisin lidhjet romantike duke u shkruar në Instagram e rrjete të tjera sociale dhe kështu u njohën edhe çifti Learta Jakupi e Kushtrim Salihu.

Jakupi e cila është nusja më e famshme në Kosovë meqë u martua në shtëpinë e këngëtares Shyhrete Behluli, ka rrëfyer se bashkëshortin e njohu në Instagram.

Këtë e ka thënë duke u përgjigjur në pyetjet e ndjekësve të saj, të cilët kryesisht duan të dinë rreth familjes së saj dhe jetës personale.

“Si je njohur me Kushtrimin?”

“Përmes Instagramit jemi njohur”, ka shkruar Learta, duke mos dhënë detaje të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm