Djemtë e kombëtares u rikthyen sot në tokën e shqiponjave duke përmbyllur kaptinën e mrekullueshme të pjesëmarrjes historike në kampionatin Euro 2016.
Për ta dhe përfaqësimin dinjitoz që e bënë, u pritën me nderime të mëdha që prej zbarkimit në aeroport e më pas parakalimi në Bashkinë e Tiranës.
Aty, i pari i kryeqytetit Erion Veliaj, dorëzoi çelësin e artë tek djemtë teksa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa duket se për një lojtar në veçanti kishte rezervuar një përqafim.
Bëhet fjalë për mbrojtësin, Arlind Ajetin i cili me punën e tij pati një rol krucial në lojën e mirë zhvilluar sidomos me Rumaninë.
‘Meqe jam pa dyshim tifozja e tij me e madhe ne Republike’ – shkruan Ajola. /Prive.al