E kur flasim për video epike,padyshim që kjo është ajo!

By

Kot nuk thuhet se rastësia është mbret i botës, e kjo vërtetohet pikërisht nga një fans i muzikës së reperëve Mc Kresha e Lyrical Son.

Ishte pikërisht momenti kur ai gjendej në makinën e tij, duke e dëgjuar njërën nga këngët e albumit më të ri ‘Raposodë nRap tSotit’, ku mu përpara makinës së tij kaluan vet autorët e albumit, Mc Kresha e Lyrical Son.

E këta të fundit me tërë modestin që i karakterizon, e përshëndetën duke e bërë edhe shenjën e respektit me duar, duke iu drejtuar fansit të muzikës së tyre që gjendej në veturë.

Gjithashtu,këtë video e ka shpërndarë edhe vet labeli ‘PINT’ në llogarinë e tyre në Instagram, duke u shprehur se cmimi për videon më të mirë shkon pikërisht për të./Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm