Kush është mashkulli që fotografoi Loredanën dhe vajzën e saj?

By

Jemi mësuar që ta shohim pa atë, por kësaj radhe, Loredana ka vendosur që ta ketë me vete vajzën e saj edhe kur punon.

Reperja shqiptare me famë në Gjermani e Zvicër, është duke punuar në projekte të reja dhe mbrëmë ka qëndruar në një studio në Berlin ku me vete pati edhe Hanën.

Por sot, Loredana doli të shijonte një kafe sërish me fëmijën e saj dhe dikush i fotografoi ato madje reperja e falënderoi edhe publikisht.

Është producenti Macloud ai i cili kapi nënë e bijë në një fotografi dhe të cilin artistja e falënderoi publikisht në Instagram.

Theksojmë që Loredana punon me Miksu dhe Macloud që nga fillimi i karrierës së saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm