Bebe Rexha është këngëtarja me prejardhje shqiptare e cila po gëzon famë në skenën e muzikës ndërkombëtare.
Përveç lajmeve që shohim për sukseset e këngëtares, jeta private e saj është mbajtur gjithmonë jashtë syrit të mediave.
Ajo poashtu ka shpëtuar edhe nga komentet për ndonjë lidhje dashurie.
Por ajo si duket këtë herë ka vendosur të bëjë çdo gjë publike. Në llogarinë e saj në Instagram ka postuar disa video ku shihet mjaftë e afërt me një mashkull me të cilin duket se ka më shumë se sa thjeshtë lidhje miqësie. Por kush është mashkulli në krahët e këngëtares nuk është bërë e ditur ende. /prive.al/