Familja Gjata duket se talentin në muzikë e ka në gjene. Në skenën muzikore shqiptare njihet Elvana, si krijuese e hiteve të panumërta.
Mirëpo në muzikë, por të një lloji tjetër sukses po korr edhe Migena, motra e madhe e yllit shqiptar. Migena tashmë mban statusin e sopranos pasi prej vitesh është diplomuar për kanto në Gjermani aty ku ushtron karrierën e saj si këngëtare lirike.
Elvana ka ndarë një moment krenarie nga performanca e motrës ku shpreh adhurimin për notat e larta në interpretim.
Ndryshe, dy motrat Gjata me gjithë distancën dhe impenjimet personale arrijnë të mbajnë një lidhje mjaft të afërt me njëra-tjetrën. /Prive.al/