Dizajneri më i njohur shqiptar Valdrin Sahiti, ka kohë që e ka zgjeruar punën e tij edhe jashtë trojeve shqiptare.
Përveç të famshmeve shqiptare për të cilat ai përkujdeset pothuajse në çdo dalje publike, ai ka nisur të krijojë kreacione edhe për yjet e njohura në botë.
Cardi B ishte njëra ndër të famshmet që zgjodhi një fustan të Valdrin Sahitit dhe së fundmi diva e pop-it, Beyonce.
Por kush pas tyre?
Cili personazh i njohur në botë ka zgjedhur të punojë me dizajnerin?
Ja si përgjigjet ai në videon e mëposhtme në kuadër të rubrikës “Haje ose Thuaje” të emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin./Prive.al