Rita Ora ndër shumë të famshëm që po mbështesin këtë kauzë të rëndësishme

By

Të famshëm duke përfshirë Kim Kardashian West, Rita Ora dhe Jaden Smith kanw dhwnw mbështetjen e tyre prapa një iniciativë mjedisore të nisur nga Cara Delevingne.

Vitin e kaluar, Delevingne bashkë-themeloi EcoResolution me mikun e saj Christabel Reed, një terapist yoga dhe bashkëthemelues i platformës për ndryshime sociale Advaya.

Qëllimi i EcoResolution është të nxjerrë në pah çështjet në lidhje me krizën e klimës dhe të parashtrojë mënyra që njerëzit të mund të bëhen më të vetëdijshëm si pjesë e jetës së tyre të përditshme.

Në një video të re të shpërndarë në kanalin Advaya YouTube, disa fytyra të famshme përshkruajnë se çfarë ka bërë “EcoResolutions” për të bërë një ndryshim pozitiv.

Midis tyre përfshihet Kardashian West, e cila shprehet se rezolucioni i saj mjedisor është të ndjekë një dietë me bazë bimore, dhe Jack Black, i cili thotë se ai nuk ha më mish të kuq.

Jaden Smith thotë se dëshiron të “fillojë të punojë me kompani që po ndërtojnë shtëpi të qëndrueshme për njerëzit që kanë nevojë për to”, ndërsa Rita Ora thotë se do të “shmangë përdorimin e plastikës”.

Burimi: Independent.co.uk

Artikuj të ngjashëm