Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi bashkojnë forcat

By

Bashkëpunimeve të cilat u publikuan javëve të fundit në tregun muzikor shqiptarë do t’i shtohet edhe një projekt i ri, ai në mes këngëtares Shkurte Gashi dhe Flori Mumajesi.

Prive.al kohë më parë kishte paralajmëruar për bashkëpunimin në fjalë teksa më në fund duket se koha e duhur për diçka të tillë ka ardhur.

Dyshja bëri të ditur lajmin përmes një postimi që bëri në instagram këngëtarja teksa përkrah një fotografie ku shihet me artistin shkruajti se bashkimi bën fuqinë duke paralajmëruar kështu edhe projektin në fjalë.

Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i vetëm mes tyre pasi që vite më parë dyshja bëri një marrëveshje teksa Flori krijoi versionin e tij të këngës së Shkurte Gashit “Dashuria” e cila atë kohë u shndërrua në njërën prej baladave më të pëlqyera.

Si zakonisht edhe këtë herë muzika e këngës është punuar nga Flori dhe është regjistruar në studiot e Three Dots. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm