Emri i tij i mbijetoi gjenerata e gjeneratave, madje edhe humori i tij vazhdon të pëlqehet brez pas brezi.
Është Sevdai Radogoshi, artist shumë i dashur i publikut shqiptar i cili vite e vite punoi dhe solli projektet e tij humoristike të cilat ishin shumë të dashura dhe vazhdojnë të kujtohen edhe sot me shumë nostalgji
Rrallë herë përmendej emri i tij i vërtetë duke u zëvendësuar kështu me ata skenik të skeqeve të tij si, Qumili, Gipa,Uka, Zybaja, Puca e shumë të tjerë.
Një tjetër karakteristikë e tij është bashkëpunimi dhe raporti i mirë me shumë kolegë të tij dhe artist të skenës shqiptare.
Një gjë të tillë e dëshmon edhe kjo video nga projektet e tij të zakonshme me rastin e festes së “8Marsit”.
Qumili shfaqët në rrolin e mësuesës, një rrol ky shumë i pëlqyer derisa nxënës të saj janë emra të njohur të skenës si Besim Dina, Edona Llalloshi, Elida Shasivari, Adelina Ismaili dhe shumë të tjerë.
Ju që keni nostalgji për videokasetat e 8Marsit dhe humorin e Qumilit shijojeni këtë video sjellur nga prive.al