Në një ‘invazion’ talentësh shqiptarë në terrenin përtej oqeanit, takimet me njëri-tjetrin nuk kishin se si të mos ndodhnin.
Në vazhdën e turit të koncerteve të Dua Lipës në SHBA, këngëtarja nga Prishtina është vizituar nga Albert Stanaj, një tjetër shqiptar nga Mali i Zi, tejet i talentuar që duket se e ka thjesht çështje kohësh shpërthimin artistik.
‘Mos harro kurrë se çfarë ke në gjak’ – ka thënë ai në imazhin me Duan.
Kjo e fundit, e ka falemnderuar Stanajn që ka shkuar në koncertin e saj në LA dhe për dashurinë e ofruar.
I pafshmin gjithmonë, lartë e më lartë! /PRIVE.AL/