Kur bëhen bashkë dy dashuritë e Bleros! (FOTO)

By

Vajza Tara për Bleron është personi më i rëndësishëm në jetë.

Lumturia e saj duket të jetë qëllimi primar në jetën e këngëtarit dhe për këtë ai përpiqet me tërë qenien e tij.

Një zotësi e madhe kërkohet për të arritur një balanc në strukturën e re familjare por këtë duket se po e arrin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një prej fotove të postuara së fundmi nga Blero, vajza Tara shihet e lumtur përkah të dashurës, Afronës.

Ky imazh hyn ndër të rrallët e përbashkët të dyshes.

Paraprakisht, gjatë verës së kaluar në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku Tara dhe Afrona argëtohen në veturë teksa këngëtari e ka nënvizuar faktin se ato kalojnë shumë mirë së bashku. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm