Kuptohet më në fund ‘lëmshi’ i fotos së Manushit mes dy bukurosheve

By

Një fotografi e Edi Manushit mes Nevina Shtyllës dhe Fjoralba Ponarit shkaktoi goxha konfuzion.

Pozimi u interpretua si konfirmim i treshes së ardhshme të programit “Procesi Sportiv”.

Megjithatë, nuk do të ndodhë kështu.

Ka qenë vetë Top Channel që ka konfirmuar se Ed Manushi do jetë vetëm me Nevina Shtyllën në programin sportiv.

Duket se këtë sezon, për preznatuesin e njohur janë menduar dy programe, përfshirë ‘E diell’ në të cilin me gjasë do jetë me Fjoralbën.

Kujtojmë se Manushi paralajmëroi që do e braktisë përfundimisht “Procesin Sportiv” pas 10 vitesh por duket se sërish, nuk është rrezikuar që programi t’i besohet vetëm një moderatori/je me pak eksperiencë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm