Jo shumë ditë më parë, reperi Ledri Vula na mahniti të gjithëve me pushimet luksoze në resortet e ishujve Maldive ku nata kushton mes 1500-1700 euro.
Por, pas përfundimit të relaksit, Ledri i është kthyer burimit që i gjeneron të ardhura për këto pushime – koncerteve.
Ai bashkë me artistë të tjerë po vazhdojnë të mos i ndalin mbrëmjet muzikore në diasporë.
Në disa prej imazheve të postuara në Snapchat, Ledri shihet në qytetin e Mannheim-it në Gjermani.
Ai do rikthehet në Kosovë meqenëse ditët e para të Prillit e presin reperin në vlug të punëve meqenëse pritet të publikohet kënga e tij ‘King’, që do shoqërohet edhe me kampanja publicitare si pjesë e një reklamimit të një brendi të caktuar. /PRIVE.AL/