Ai ka vite që shpreh revoltën ndaj ngjarjeve në Shqipëri, me theks të veçantë që prej marrjes së pushtetit nga socialistët në vitin 2013.
Reperi Stresi që prej asaj kohe, nuk është rehatuar kurrë.
Kritika në postime, arrati, rikthim në Shqipëri ishin vetëm disa prej hapave të hedhur nga Arkimedi në raport me shtetin.
Kur u duk se gjërat janë përmirësuar dhe relativisht çdo gjë është në qetësi, ai befasoi me vendimin për t’ia mbathur nga vendi duke lënë gjithçka pas, të ngrirë e në pikëpyetje.
Nga paralajmërimi nuk vonoi shumë dhe Stresi morri rrugën drejt një destinacioni të panjohur.
Prej atje, reperi ka filluar të postoj foto nga të cilat shihet të jetë në një vend të nxehtë e shumë i bukur.
Me fansat që kërkojnë vazhdimisht rikthimin e tij dhe misterin që po e shoqëron zhvendosjen e reperit, mbetet të shihet nëse në ditët në vijim ai do e zbuloj shtetin ku po qëndron aktualisht. /PRIVE.AL/