Ku është Eda Zari?!

By

Këngëtarja Eda Zari zuri vend në media sërish sot për një konflikt pronësie me nënën e saj e cila e ka denoncuar edhe për dhunë në familje.

Me urdhër të gjykatës, këngëtarja është shpallur fajtore në këtë akuzë ku në vendimin e shkallës së parë, muajin e kaluar, Zari është dënuar me gjashtë muaj burg.

Por ku është Eda Zari gjatë kësaj periudhe?!

Ndonëse nuk dihet nëse këngëtarja ka apeluar vendimin e shkallës së parë, ajo që mund të thuhet sigurtë është që Eda nuk gjendet në burg.

Prive.al nga burime të sigurta ka arritur të mësojë që deri me 2 Maj, ajo ka qëndruar në Prishtinë për t’u nisur më pas pasdite drejt Gjermanisë ku jeton dhe vepron ndër vite.

Ndryshe, këngëtarja e cila nuk po e ka problem qarkullimin e lirë në shtete të ndryshme nuk ka preferuar të jap koment mbi ngjarjen aspak të këndshme në familje. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm