Çfarë do të ndodh me UNUM Festival?

By

Në saje të përhapjes së virusit Covid-19, shumë evente janë anuluar ose shtyer në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë.

Me një komunikatë në llogarinë zyrtare të festivalit, organizatorët e UNUM, lajmëruan se festivali planifikohet të mbahet në datat e parapara.

Ata informuan se festivali po vazhdon me përgatitjet dhe planifikohet të mbahet në datat 28 Maj – 1 Qershor. Megjithatë ata po vazhdojnë të përcjellin se si do të zhvillohet situata më tej, dhe kërkojnë që të vazhdojmë të respektojmë masat mbrojtëse. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm