Ishte kryelajm me fejesën dhe martesën e befasishme duke bërë që sytë të kthehen drejt saj.
Vëmendja mediatike s’ka qenë kurrë më e madhe për Adelina Tahirin e cila kurorëzoi dashurinë me avokatin maqedonas Serjoza Markov.
E njohur për jetën e shtrenjtë, shumë prej jush mund të kenë pyetur se ku do ta festojë këngëtarja Vitin e Ri.
E duket se çifti e ka ndarë mendjen që ndërrimin e viteve ta presë në Vjenë të Austrisë, atje ku siç raportoi Prive, Tahiri do të zhvendoset për të jetuar.
2017-ta ka qenë i jashtëzakonshëm për çiftin me përplot udhëtime dhe kujtime që do mbahen mend gjatë. Urimi më i mirë do ishte që edhe 2018-ta të vazhdojë me të njejtin ritëm. /Prive.al/