Një këngë plot dhimbje: Publikohet ‘Heroinat’ nga Gold AG!

By

Kosovë, 1998 – ky është viti që shohim në start të videoklipit më të ri të Gold AG, e që pasqyron dy ushtarë serb, teksa futen në shtëpinë e një gruaje e cila është vetëm me një fëmijë në djep. Edhe pse nuk shihet në spot, lë të nënkuptohet që kjo grua në fjalë (aktore), përfaqëson një nga gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Ai fëmijë rritet, dhe në klip imazhi i rritur është Gold AG, pasiqë në mënyrë të tillë është ndërtuar dhe teksti i këngës ‘Heroinat’.

Ky projekt, trajton një këndvështrim tjetër, atë se sa krenar është një fëmijë për nënën e tij dhe e sheh si një heroinë të gjallë edhe për faktin se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gold AG ka në sirtar dhe një tjetër tekst për këtë temë, por që është shumë e ndjeshme e atë nuk ka marrë guximin ta publikoj asnjëherë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm