Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e regjisores, Arzana Kraja.
“Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
“Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit”.
“Prehu e qetë Arzana!”.
Regjisorja nga Prishtina, Arzana Kraja, është gjetur e vdekur sot në orët e paradites në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një reagimi publik.
“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjith bashkëpunëtorëve!”, thuhet në reagimin e QKK.