Ja arsyeja pse Selena Gomez ishte larguar nga rrjetet sociale

By

Selena Gomez është hapur për të kaluaren dhe problemet e saj shëndetësore.

Në Shtator 2017, këngëtarja njoftoi në Instagram se i ishte nënshtruar një transplanti të veshkave për shkak të komplikimeve nga sëmundja lupus. Gomez, 27 vjeç, njoftoi diagnozën e saj të lupusit në tetor 2015.

Image result for selena lupus

Gjatë një interviste të kohëve të fundit në podcastin e mikes së saj Raquelle Stevens, Gomez u hap për trajtimin që ia bëri publiku pas diagnozës së saj – dhe komenteve negative që ajo mori për trupin e saj në mediat sociale.

Gomez sqaroi se “kombinimi” i lupusit të saj, ilaçeve që ajo merr dhe faktorë të tjerë shëndetësorë ndikojnë rregullisht në peshën e saj.

Madje, këngëtarja ishte prekur aq shumë saqë ishte larguar nga rrjetet sociale duke e fshirë komplet Instagramin nga telefoni i saj.

Me këtë rast, shtoi se për këtë gjë filloi të sulmohej nga ndjekësit dhe kjo gjë ndikoi shumë tek ajo.

“I vura re kur njerëzit filluan të më sulmonin për shkak të luhatjeve të peshës. Kjo është e vërteta ime. Kam luhatje të peshës. Varet nga çfarë ndodh në jetën time. Sulmet online ndikuan shumë tek unë”, tha Selena, duke treguar se kjo gjë e bëri të largohej nga rrjetet sociale.

Burimi: Shape.com

Artikuj të ngjashëm