Para Tunës, cila këngëtare ka qenë shoqe e ngushtë e Yllit?!

By

Muajve të fundit, relacioni mes Tuna Sejdit dhe Yll Limanit ka ngjallur shumë debat.

Mediat rozë u mbushën me spekulime nga më të ndryshmet për dyshen që realisht ndajnë thjesht një miqësi shumë të mirë.

Por, Yll Limani përpara se të krijonte një relacion të ngushtë me Tunën, kishte një tjetër shoqe kolege në estradë.

Fjala është për Dhurata Ahmetajn me të cilën Yllin e kishte lidhur puna e përbashkët nëpër studio muzikore që shpesh ishin edhe arsye e spekulimeve në media për duet të mundshëm.

E pas një periudhe të gjatë, dyshja janë bërë bashkë sërish në një takim miqësor tek i cili shoqërisë i kanë dhënë epitetin si ‘e vjetër’. Ndonëse nuk ka shumë kohë prej kur Ylli dhe Dhurata shiheshin shpesh me njëri-tjetrin, duket se rrjedha e vrullshme e ngjarjeve ka bërë që me kohën, një miqësi e tillë të kategorizohet si e tillë. /Prive.al/

Image result for yll limani dhurata ahmetaj

Artikuj të ngjashëm