Audicionet e ‘The Voice of Albania 6’ tashmë kanë nisur në kryeqendrat shqiptare dhe befasishëm, në jurinë e spektaklit janë paraqitur emra të rinjë.
Prive.al nga burime të sigurta ka arritur të mësojë se në audicionin e sotëm në Prishtinë, aplikantët përpara kanë pasur Alban Skënderajn. Po, Alban Skënderajn!
Këngëtari shumë i dashur shqiptar do jetë pjesë e jurisë së ‘The Voice of Albania 6’ dhe ky lajm i papritur tashmë është konfirmuar edhe nga Ledion Liço në rrjete sociale.
Kujtojmë se Albani dhe spektaklet e talentëve si lidhje, nuk janë risi për faktin se për katër sezone rresht, këngëtari i shumë hiteve ishte pjesë e ‘X Factor Albania’ duke qenë një prej anëtarëve më stoik të jurisë, deri në ndërprerjen e spektaklit shkaku i përshtatjes me trendet e reja të produksioneve televizive.
Rikthimi i Albanit në origjinë, nga Klan në aty ku u zbulua, Top Channel, pa dyshim se do jetë i bukur dhe mbase edhe do kontribojë pak në rritjen e shikueshmërisë së spektaklit që ka çaluar pak viteve të fundit. Impakti Alban mbetet të konfirmohet me kohën! / /Prive.al