Ja çfarë zbuloi Majk për Prive…

By

Vetëm pak ditë më parë, këngëtari Majk dhe Yll Limani sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull ‘Krejt ti fala’.

Projekti po ecën jashtëzakonisht mirë dhe ka arritur të marrë miliona klikime në youtube për shumë pak ditë.

Në një intervistë për Prive, të shtunën që kaloi, Majk tregoi se Ylli i ka pëlqyer gjithmonë dhe se kënga e tyre lindi krejt spontanisht, duke lënë të kuptohet se nuk ishte paramenduar më herët.

Përveç kësaj, Majk tregoi se deri në fund të vitit do t’i publikojë edhe tri këngë të tjera, njëra prej tyre veç është gati dhe pritet të lëshohet së shpejti në youtube.

Artisti foli pak edhe për jetën private duke konfirmuar se është beqar.

Kujtojmë që lidhja e tij e fundit me Melita Nushin, me të cilën ishte për disa muaj, por tani Majk është në kërkim të fatit…/Prive.al

Artikuj të ngjashëm