Komenti i ëmbël por shumë qesharak i Verës në postimin e Rita Orës

By

Fansat numër një të Rita Orës janë prindërit e saj!

Rita Ora së fundmi po promovon projektin e saj të fundit “How to be lonely”, duke postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Njëra nga fotot paraqet një zemër njeriu si varëse mbi gjoksin e saj – dhe Vera Ora i la një koment shumë të ëmbël dhe qesharak.

“Krejt pa sherr je, zemrën jashtë e mban! Për këtë të duam të gjithë RitaPita.” – shkruan nëna e Ritës nën foton e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm